Qëndra e Kërkimit Online e ICMP

Mirëseerdhët në Qëndrën e Kërkimit Online të ICMP.

Përmbledhje

Nëse familjet kanë raportuar person të zhdukur tek ICMP, Kërkimi Online i personit të zhdukur do ti lejojë ata për të gjetur informacion rreth statuusit të rastit. Qëndra e Kërkimit Online është interaktive. Familjet mundë ta përdorin në të dyja rastet për të kërkuar dhe për të ofruar informacion. Për profesionistët e autorizuar mjekoligjorë të cilët kanë parashtruar mostrat e viktimave tek ICMP për test të ADN-së, Kërkimi i Mostrës Postmortem do ti lejojë ata për të gjurmuar rastin. Kërkimi i vendzhvarrimit do ti lejojë përdoruesit të kërkojnë informata të përgjithshme në lidhje me statusin e testimeve të ADN-së për vendzhvarrimin e caktuara.

ICMP mirëmban bazën e të dhënave me reth 150,000 profile gjenetike të marra nga të afërmit e të zhdukurve dhe autoritetet qeveritare në mbarë botën. Baza e të dhënave e ICMP përbëhet nga mbi 90,000 mostra referente të gjakut të marra nga familjet e të zhdukurve dhe mbi 50,000 mostra post mortem të parashtruara ICMP-së nga autoritetet qeveritare në kërkim të personave të zhdukur. Duke përputhur mostrat referente të marra nga të afërmit e të zhdukurve me mostrat postmortem të parashtruara tek ICMP nga autoritetet qeveritare, ICMP është në gjëndje të ndihmojë në identifikimin e personave të zhdukur nga konfliktet e armatosura, krimeve kundër njerëzimit si dhe fatkeqsive natyrore. Duke ofruar testimin e identitetit me ADN, ICMP ka ndihmuar në mbylljen e mbi 18,000 rasteve të personave të zhdukur.

Kërkimi i Personit të Zhdukur

Nëse familja ka regjistruar personin e zhdukur tek ICMP duke ofruar një apo më shumë mostra referente për testin e ADN-së, statusi i rastit mundë të gjurmohet fare lehtë duke shkruar emrin e personit të zhdukur. Hyni këtu në Qendrën e Kërkimit Online të ICMP.

Duke marrë parasyshë se njerëz të ndryshëm mundë të kenë emra të njëjtë ose të ngjashëm, është me rëndësi që emri i personit të zhdukur të shkruhet me saktësi si dhe të përfshijë edhe emrin e babait të personit të zhdukur, nëse është e mundur, për ta bërë kërkimin më specifik. Është me rëndësi të dihet se të dhënat e ICMP-së fillojnë me informatat e raportuara nga anëtarët e familjes. Nëse papritur, kërkimi dështonë të prodhojë rezultat, ju lutem vërtetoni drejtshkrimin alternative ose formën e emrit të personit i cili fillimishtë ishte raportuar si i zhdukur tek ICMP.

Kur mostra referente familjare i ofrohet ICMP, nxirret profili i ADN-së i cli krahasohet me të gjitha profilet e ADN-së të cilat iCMP i ka nxjerrë nga mbetjet mortore të viktimave, të cilat janë parashtruar nga autoritetet. Për të arritur përputhjen e ADN-së me përpikmëri, zakonishtë nevojiten mostra të shumfishta referente familjare. Anëtarët e afërm të familjes si prindërit dhe fëmijët e personit të zhdukur janë mostrat më të dobishme për përputhjen e ADN-së, pra janë të dyjat numri dhe lidhjet e anëtarëve të familjes të cilat përcaktojë nëse përputhja do të jetë e mundur.

Kërkimi i Personit të Zhdukur do të tregojë nëse ICMP ka mostra referente familjare të mjaftueshme për të qenë i sigurtë për gjetjen e përputhjes, dhe nëse duhet të ofrohen mostra shtesë nëse është e mundur. Nëse nevojiten mostra shtesë, linku Kërkimi i Personit të Zhdukur do të ju mundësojë që të ofroni informacion për anëtarët tjerë të familjes të cilët ICMP mundë ti kontaktojë për mostra.

Edhe nëse mostrat referente familjare janë ofruar, përputhja e ADN-së mundë të arrihet vetëm nëse ICMP gjithashtu ka profilin e ADN-së nga mostra e marrë nga mbetjet e viktimës të cilat i janë parashtruar ICMP-së.

Antarët e familjes mundë të ndihmojnë në kërkimin e më të dashurve të tyre duke parë nëse ICMP ka mostra të mjaftueshme referente,dhe nëse jo, duke ofruar më shumë informacion për mostrat shtesë.Gjithashtu inkurajohet azhornimi i çdo informacioni tjetër.Ju lutem kontaktoni ICMP.

Nëse ICMP ka arritur përputhjen në mes të profileve familjare të ADN-së me profilin e ADN-së nga mostrat e marra nga mbetjet njerzore, palës së autorizuar e cila ka parashtruar mostrën e viktimës i lëshohet Raporti i përputhjes së ADN-së. Qëndra Online e Kërkimit e ICMP do të ofrojë detajet kontaktuese për autoritetin të cilit i është dorëzuar informacioni.

Shënim i rëndësishëm: Familjet duhet të kuptojnë se lëshimi i raportit të ADN-së nuk është e njëjta gjë me identifikimin zyrtarë. Raportet e ADN-së kanë për qëllim të përdoren si pjesë e procesit të identifikimit i cili i merr parasyshë të gjitha informatat e disponueshme. Në vijim, në disa raste raportet e ADN-së lëshohen për disa persona sepse ADN-ja nuk mundet çdoherë të dallojë të afërmit. Rasti i tillë më i shpeshtë për shembull përfshinë vëllezrit/motrat e së njëjtës gjini të cilët nuk mundë të dallohen nëse nuk kanë asnjë fëmijë i cili ka ofruar mostra referente. Për të ditur statusin e vërtetë të identifikimit të rastit, familjet duhet të kontaktojnë autoritetet e cekura në rrezultatin e Kërkimi i Personit të Zhdukur.



Kërkimi i Mostrave Postmortem

Kërkimi i Mostrave Postmortem ësht mjet për të ndihmuar autoritetet për të gjurmuar rastet e mostrave të viktimave të cilat i janë dërguar ICMP për teste të ADN-së. Këto autoritete përfshijnë institucionet qeveritare të ngarkuara me çështjen e personave të zhdukur dhe personelin mjeko ligjorë, të cilët janë autorizuar për gjetjen, zhvarrimin dhe identifikimin e personave të zhdukur si dhe të mbyllin ligjërishtë rastet e personave të zhdukur. Përmes marrëveshjeve me qeveritë pjesëmarrëse, këto informata mundë ti ofrohen edhe gjykatave, prokurorive dhe organizatave të cilat punojnë në çështjen e personave të zhdukur.

Kërkimi i Mostrave Postmortem.

Ky mjet gjurmon informatat në vijim:
  1. Datën e parashtrimit të mostrës Post Mortem tek ICMP
  2. Emrin e autoritetit parashtrues
  3. Vendi dhe koordinatat e terrenit të origjinës së mbetjeve mortore nga të cilat është marrë mostra
  4. Statusi i nxjerrjes së profilit të ADN-së nga mostra
  5. Data e kërkesës për mostra rezervë, nse mostra nuk përmbante material të mjaftueshëm për të prodhura profilin
  6. Informatat e përputhjes së ADN-së, përfshirë edhe emrin e individit(ve), datën kur është dhënë raporti i pëpruthjes së ADN-së dhe autoriteti të cilit i është dorëzuar raporti i ADN-së



Kërkimi i Vendzhvarrimit

Mjeti i Kërkimit të Vendzhvarrimit u lejon përdoruesëve të autorizuar për të parë informatat përmbledhëse për rezultatet e testimit të ADN-së të të gjitha mostrave të mbetjeve mortore dërguar në ICMP nga vende të caktuara ku mbetjet mortore janë gjetur.

Nxjerrja e mbetjeve mortore nga vende të tilla si varre masive, varre te vetme, varrezat, ose vëndet karakteristike natyrore si shpella apo shtretër liqenesh kryhen nga autoritetet kompetente, nganjëherë me ndihmën e ICMP."Rastet" individuale ose grupore të mbetjeve mortore të gjetura mund të përfaqësojnë trupa apo skelete të plotë, ose, në shumë raste, vetëm komponente të pjesshme të atilla siq janë nxjerrur nga varret masive dytsore ku mbetjet janë fragmentuar. Pjesë të ndryshme të mbetjeve nga i njëjti individ mund edhe të nxirren nga varret apo vende të ndryshme. Rastet e mbetjeve mortore pastaj shqyrtohen, dhe një ose disa mostra të vogla të kockave ose dhëmbët janë ndarë dhe dërgohen në ICMP për testimin e ADN. Pasi që profilet e ADN-së janë nxjerrë nga mbetjet mortore, këto profile janë krahasuar me të gjitha profilet e ADN-së nga anëtarët e familjes së të zhdukurit. Nëse ICMP-ja ka profileve të mjaftueshme referente nga anëtarët e familjes që korrespondojnë me personin e zhdukur prej mbetjeve mortore të të cilit janë marrë, atëhere do të kete një Përputhje të ADN-së dhe ajo do të raportohet tek autoritetet që e kane paraqitur (shih më lart, Kërkimi i Personit të Zhdukur).

Mjeti i Kerkimit të Vendzhvarrimit ofron informata përmbledhëse për rezultatet e testimeve tëADN-së nga këto mostra, të organizuar sipas vendit të veçantë nga i cili mbetjet mortore korrespondente u nxorrën. Vendzhvarrimet janë të percaktuara sipas Shtetit, emrit te vend ndodhjes, dhe rrjetit të koordinatave përkatëse të vend ndodhjes (kur keto i janë ofruar ICMP). Është e rëndësishme të theksohet se disa vendzhvarrime mund të kenë jenë emërtuar me emra të ndryshëm nga autoritetet e ndryshme apo dhe në periudha kohore të ndryshme. Mundësinë e emrave alternative duhet pasur parasysh kur të kërkoni për rezultate. Në rastë se keni pyetjeve apo vështirësi në gjetjen e rezultateve, jeni të mirëseardhur të kontaktoni ICMP.

Ka një numër të mundësive për rezultatet e testimit të ADN-së së mostrave nga mbetjet mortore, dhe atë sipas Listimit të mëposhtme tek Mjeti i Kerkimit të Vendzhvarrimit:
Gjëndja e Përputhshmërisë së ADN-së për mostrat nga vend ndodhjet është listuar në Mjeti i Kërkimit të Vendzhvarrimit si vijon:





Të dhënat personale do të trajtohen si konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë ofruar. Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni ICMP ose shikoni politikën e ICMP-së për mbrojtjen e të dhënave.